Nuk ka fitues mes Partizanit dhe Egnatias, Dwamena "tradhëton" Rrogozhinasit

Nuk ka fitues mes Partizanit dhe Egnatias, Dwamena "tradhëton"

Partizani dhe Egnatia janë ndarë në një barazim 1-1 në sfidën që u luajt në kryeqytet. "Demat e Kuq" kaluan shumë shpejt në avantazh që në minutën e 7-të me Bintsouka. Por Egnatia nuk u demoralizua por reagoi në minutën e 23-të.

Fernando realizoi një gol mjaft të bukur duke barazuar shifrat. Në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 45-të, Egnatia kishte mundësi të kalontë në avantazh, por nuk ja doli pasi Dwamena tradhëtoi Rrogozhinasit pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë e takimit nuk solli ndryshim në rezultat edhe pse të dyja ekipet bënë disa zëvëndësime dhe u përpoqën ta fitonin ndeshjen, por pa sukses.

Me këtë barazim Egnatia shkon në kuotën e 7 pikëve, përkohësisht në vendin e dytë në pritje të ndeshjeve që do luajnë Skënderbeu apo Vllaznia që me një fitore do e parakalonin Egnatian në rënditje. Partizani në krahun tjetër mban vendin e pestë me 5 pikë, por ka një ndeshje më pak se rivalët e tjerë.

EMISIONET