Nis Botërori/ Zeka: Gjermania ose Mesi do më gëzojë

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit", në "Ora News", ishte Xhevdet Zeka, i cili u shpreh me entuziazëm për sukseset e tij dhe atmosferën në studio, duke theksuar se debatet do të jenë të forta, ndërsa ndau edhe preferencën e tij të qartë për Gjermaninë ose Lionel Messin si fitues.

" Dhe jam, natyrisht që jam, fat i mirë.

Fat i mirë që kam një ekip këtu që është e pamundur të flemë gjumë apo të bëjmë qoka. E tha mirë ky, këtu do të vlojë debati, jam i bindur për këtë gjë, me Benin, me miqtë e mi.

E dyta, vijmë mbasi morëm titullin e tretë, se e kemi bërë live po këtu në studio, kurse për mua është medalja e nëntë. Dinamo, Egnatia, të gjitha, kam pesë tituj kampion.

Gjermania është mirë, është mirë, po them që jo aq mirë sa duhet të jetë.Edhe pse dua që të fitojë Gjermania, dhe vetëm Gjermania. Po pastaj, o Gjermania o Mesi do më gëzojnë", u shpreh Zeka.

 

EMISIONET