Egnatia hedh një hap drejt finales së Kupës së Shqipërisë/ Zejnullai: Ndeshja është ende e hapur...
Arbin Zejnullai i ftuar në emisionin 'Sport Focus' në Ora News nën drejtimin e moderators Vjosana Nozllaku flet për ndeshjen e parë gjysëmfinale te Kupës përballë Vllaznisë aty ku triumfuan 1 me 0.
Zejnullai: E kemi rezultatin në favorin tonë për ndeshjen e kthimit, e filluam ndeshjen shumë mirë edhe përpara kartonit të kuq Vllaznia nuk është se na rrezikonte, pastaj pas kartonit të kuq disi u komplikuam sepse vet kartoni i kuq e detyron Vllazninë të tërhiqet më mbrapa, ne kërkuam edhe golin e dytë por nuk arritem.
Mirëpo është rezultati i hapur në ndeshjen e kthimit.
Në ndeshjen e 23 prillit Vllaznia është mungesa edhe ne i kemi të gjitha forcat të kualifikohemi në finale, edhe pse është ndeshjke e hapur e kemi një favor rezultatin.
Ndërkohë që Zejnullai foli edhe për ndeshjen e që e prêt të hënë ndaj Erzenit ....
Zejnullai: Ndeshja vjen shumë shpejt, jam i lutur që jemi futur në ritmin e fitoreve, kjo është fitorja e dytë rradhazi pasi kishim një periudhë që na mungonte fitorja, do përgatitemi për të dhënë maksimumin.
Mesfushori nënvizon ndërkaq dhe rezultatin e gjysëmfinales ndaj Kukësit dhe Tiranës, ku tha se mbeti i habitur....