Man. City shpallet kampion. Man. United hap krahun ndaj Leicester

Man. City shpallet kampion. Man. United hap krahun ndaj Leicester

Pas disa shtyrjeve, Man. United është dorëzuar ndaj Leicester City dhe automatikisht rivalët e Man. City janë shpallur kampionë të Premier League 3 javë përpara fundit të sezonit. Për skuadrën e Guardiolës është titulli i shtatë në histori dhe i treti nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll i cili i dha këtë trofe skuadrës edhe në sezonet 2017-2018 dhe 2018-2019.

Man. United që i dha titullin Citizens me humbjen ndaj Leicester rrezikojnë edhe vendin e dytë pasi pikërisht ekipi që i mposhti është 4 pikë larg. Për skuadrën e Rodgers ishte Luke Thomas që realizoi në minutën e 10’ teksa Greenwood barazoi në 15 ndërsa në 66’ ishte Soyuncu që i dha goditjen finale dhe fitoren 2-1 Leicester Cityt.

Tashmë me titullin e arkivuar, Man. City dhe Guardiola shkojnë më të qetë për titullin e dytë më të rëndësishëm të sezonit, atë të Champions League ndaj rivalëve të Chelsea.

EMISIONET