Mourinho ndez derbin: Disa klube si Lazio, nuk mund t’i drejtosh

“Ne jemi profesionistë, të thuash që nuk mund të drejtosh klube të tjera është e vështirë dhe është rrezik, por ka klube për të cilat mund të thuash jo, dhe nuk e thua për mungesë respekti, por për historinë mes klubit që ke stërvitur.më parë dhe klubit që vjen. Të them që pas 2010, klubi i parë italian që foli me mua nuk ishte Roma. Roma mund të pranohej dhe tjetri jo (Lazio). Nuk është mungesë respekti, por për shembull nuk mund të drejtoj kurrë Lazion. Nuk është mungesë respekti, është një klub nga i njëjti qytet, me të cilin kam marrëdhënie pozitive. Sigurisht që edhe ata mendojnë të njëjtën gjë për mua, por janë gjëra në aspektin profesional, asnjëherë në mungesë respekti. Për shembull, nuk kam pasur kurrë probleme me Milanin, ndoshta një shaka. Gjithmonë mund të nisesh me respekt, por ka klube që nuk mund t'i drejtosh".
Më pas trajneri portugez foli edhe për merkaton ku pranoi se Roma nuk do të bëjë goditje të mëdha por vetëm 2 afrime në formë huazimi teksa tha se ka nevojë për një mbrojtës krahu. Lidhur me lojtarët e pavaksinuar tha se nuk mund të komentojë diçka private për të gjithë./Ora News/.