Covid-19 godet Liverpoolin, shtyhet gjysmëfinalja ndaj Arsenal në Kupën e Ligës

Një ditë më parë, Liverpool i bëri zyrtarisht kërkesë Federatës që të shtyjë ndeshjen ndaj Arsenalit në Qarabao Cup pasi në skuadrën e Klopp kanë shpërthyer disa raste me covid-19.
Edhe pse Klopp tha se ekipi është 100% i vaksinuar, rastet janë shtuar dhe sot Liverpool njoftoise gjysmëfinalja e tyre e Ligës, e planifikuar për të enjten në Londër kundër Arsenalit (20:45), ështe shtyrë për shkak të një "numri në rritje të testeve pozitive me Covid-19 midis lojtarëve dhe stafit".
Raundi i fundit i testeve të kryera nga klubi të martën zbuloi një numër "të rëndësishëm" rastesh të reja, duke përfshirë ndihmës-trajnerin Pepijn Lijnders, i cili tashmë ishte duke zëvendësuar Jürgen Klopp, i infektuar vetë javën e kaluar, duke e lënë ekipin "me një numër lojtarësh të pamjaftueshëm në dispozicion për të luajtur takimin”, sqarojnë të kuqtë në njoftimin e tyre për shtyp.
Shtyrja e gjysmëfinales ishte e logjikshme për “The Reds” por kjo do të ndikojë edhe në kalendarin e tyre duke kujtuar se ata luajnë edhe në FA Cup e gjithashtu në shkurt kanë ndeshjen ndaj Interit në Champions League./Ora News/.

