VIDEO/ Bayern Munchen drejt titullit kampion, mund edhe Schalke 04

VIDEO/ Bayern Munchen drejt titullit kampion, mund edhe Schalke 04

Në Gjermani gara duket se po shkon drejt fundit pasi Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore tjetër duke ruajtur distancën me Borussian e Dortmundit.

Viktima e radhës ishte Schalke 04 që u shkatërrua me rezultatin 6-0.

Skuadra bavareze ngjitet kështu në kuotën e 68 pikëve për një titull që do të ishte i dhjeti rresht për skuadrën bavareze edhe pse deri në fund do të luhen edhe 2 javë.

Në dy ndalesat e fundit, skuadra e Thomas Tuchel do të presë në shtëpi Leipzig dhe më pas do ta mbyllë sezonin me ndeshjen në transfertë kundër Kolnit.

Ndërkohë, Borussia Dortmund iu kundërpërgjigj Bayernit me një tjetër goleadë. Skuadra verdhezi shkatërroi 5-2 Borussia Mounchengladbach duke u rikthyer në -1 pikë pasi mban vendin e dytë me 67 kundrejt 68 të bavarezëve.

EMISIONET