Milani arrin marrëveshje me PSG-në për "pasardhësin" e Ronaldos, transferim REKORD në historinë e klubit

Dikur i cilësuar si një nga pasardhësit më premtues të Cristiano Ronaldos në futbollin portugez, Gonçalo Ramos është gati të nisë një aventurë të re në Serie A. Sulmuesi portugez do t’i bashkohet Milanit, pasi klubi italian ka arritur marrëveshjen me Paris Saint-Germain për transferimin e tij. Sipas raportimeve të Fabrice Hawkins dhe The Athletic, kuqezinjtë do të paguajnë një shifër rekord në historinë e klubit për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.
Ky investim konsiderohet një deklaratë e fortë ambiciesh nga Milani, që synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe europian. Transferimi i Ramos pritet të jetë më i shtrenjti në historinë e klubit, duke kaluar edhe blerjen e Rafael Leaos në vitin 2019, ndërsa është gjithashtu transferimi më i kushtueshëm në Serie A që nga ardhja e Romelu Lukakut tek Interi për 74 milionë euro në vitin 2019.
View this post on Instagram

