Mbappe hyn në histori/ Fiton Këpucën e Artë dhe rrëzon çdo rekord në Botërorin 2026

Mbappe hyn në histori/ Fiton Këpucën e Artë dhe rrëzon

Kylian Mbappe ka vulosur statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të epokës moderne, duke fituar zyrtarisht Këpucën e Artë të Kupës së Botës 2026 pas një turneu spektakolar.

Sulmuesi i Real Madridit e mbylli Botërorin me 10 gola, duke lënë pas rivalin e tij Lionel Messi, i cili realizoi tetë herë gjatë kompeticionit.

Me këtë arritje, Mbappe hyn në histori si lojtari i parë që fiton Këpucën e Artë në dy edicione radhazi të Kupës së Botës, një rekord që konfirmon dominimin e tij në skenën më të madhe të futbollit.

Ylli francez vendosi edhe një rekord tjetër madhor, duke e çuar në 22 numrin e golave në 22 ndeshje të Botërorit, çka e bën golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e këtij turneu.

Suksesi në Kupën e Botës i shtohet një sezoni të jashtëzakonshëm 2025/26 për Mbappen, i cili u shpall gjithashtu golashënuesi më i mirë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe tani edhe në Botërorin 2026, duke kurorëzuar një nga vitet më dominuese të një futbollisti në arenën ndërkombëtare.

 

 

EMISIONET