Mamdani sfidon FIFA, krijon një stadium gjigant në zemër të New York

Mamdani sfidon FIFA, krijon një stadium gjigant në zemër të

“Nuk është e nevojshme të shpenzoni mijëra dollarë për të parë finalen e Botërorit”.

Me këtë mesazh u drejtuara Zohran Mamdami, krye bashkiaku i New York, duke bërë publike se më 19 korrik qytetarët e New York do të kenë mundësi të ndjekin finalen në Central Park, praktikisht duke e shndërruar në një stadium paralel pasi do të ketë një kapacitet prej 50 mijë vendesh.

Tifozët fatsjellës, pasi ata që do të kenë mundësi ta ndjekin në Central Park, do të përzgjidhen me anë të një shorti. 10 mijë bileta do të shkojnë për futbollin e moshave, falas, ndërsa 40 mijë të tjerë do të kenë një çmim simbolik.

Mamdani njihet si një fans i madh i sportit, madje negocioi personalisht me presidentin e FIFA-s për të marrë 1 mijë bileta për qytetarët rezident të New York me një çmim simbolik prej 50 euro.

Sipas parashikimeve, vetëm në New York pritet të ketë mbi 1 milionë turistë që do të vijnë enkas për finalet e Botërorit FIFA2026.

EMISIONET