Low do të largohet në paqe, gati rikthimi i Muller në Euro 2020

Low do të largohet në paqe, gati rikthimi i Muller në Euro 2020

Joachim Low do të lërë drejtimin e Gjermanisë në përfundim të Kampionatit Europian që starton më 11 Qershor. Trajneri ka në kokë listen me lojtarët që do të grumbullohen dhe së fundmi ka vendosur që të rikthejë një nga lojtarët që ai vet e largoi, Thomas Muller.

Mësohet se Low ka patur një bisedim me sulmuesin e Bayern Munchen për t’i kërkuar që të rikthehet te Gjermania pas një mungese pothuajse 2-vjeçare. Ishte marsi i 2019 kur Low, pas një Botërori katastrofik vendosi të bëjë ndryshime dhe njoftoi se Muller, Hummels e Boateng nuk do të grumbullohen më me Gjermaninë, vendim që shkaktoi zhurmë të madhe e gjithashtu pakënaqësi.

Planet për Low kanë ndryshuar dhe në një takim me stafin teknik bashkë me menaxherin e Kombëtares, Oliver Bierhoff, është diskutuar edhe rikthimi i Thomas Muller, një lojtar me experience të jashtëzakonshme dhe që vjen nga një sezon shumë i mire me kampionët e Bayernit.

Dera për 31-vjeçarin është hapur edhe për faktin se UEFA ka lejuar skuadrat pjesëmarrëse të zgjerojnë listat me 26 lojtarë ndaj dhe hapësira për një si Muller nuk duhet të mungojë. Është çështje ditësh që Joachim Low të shpallë listen e Gjermanisë dhe pa asnjë dyshim që Thomas Muller do të jetë i pranishëm.

EMISIONET