Liverpooli parakalon Barcelonën në garën për ‘yllin’ e Frankfurtit

Liverpooli parakalon Barcelonën në garën për

Të gjithë të çmendur pas Omar Marmoush. Sulmuesi egjiptian, që luan për Eintracht Frankfurtin, po kalon një sezon të mrekullueshëm.

Ai bëri 16 paraqitje në kampionat, Kupën e Gjermanisë dhe Europa League, duke arritur 14 gola dhe 10 asistime mbresëlënëse.

Shifra befasuese të cilat tashmë kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Një prej tyre është Barcelona, ​​e cila dëshiron të jetë e përgatitur pas lamtumirës së Robert Leëandoëskit.

Lojtari i skuadrës gjermane është pjesë e një liste emrash, por për momentin nuk ka negociata reale.

Në këtë garë merr pjesë edhe Liverpooli. Liderët e Premier League-s, raporton “Bild”, jana para konkurrentëve të tyre në këtë garë.

Vlerësimi që Eintrachti vendos për xhevahirin e vet duhet të jetë i lartë, rreth 50 milionë.

Vetë lojtari nuk do ta shpërdoronte mundësinë për të veshur fanellën e “The Reds”. Mendohet se marrëveshja mes klubeve mund të jetë tashmë në proces finalizimi.

EMISIONET