Liverpooli kërkon forcë të re në mesfushë/ Ylli i Francës në Kupën e Botës hyn në radar

Liverpooli kërkon forcë të re në mesfushë/ Ylli i

Liverpooli po përgatit lëvizje të reja në merkato pas disa largimeve të rëndësishme nga skuadra, ndërsa drejtuesit e klubit kanë kthyer vëmendjen te një nga lojtarët që po shkëlqen në Kupën e Botës.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka pranuar se skuadra ka nevojë për përforcime pas largimit të disa emrave të mëdhenj. Andy Robertson u largua pas përfundimit të kontratës për t’u bashkuar me Tottenhamin, ndërsa Mohamed Salah dhe Ibrahima Konate janë mes emrave të tjerë që kanë lënë boshllëqe në ekip.

Situata është komplikuar edhe nga dëmtimet e disa lojtarëve, me Hugo Ekitike, Conor Bradley dhe Giovanni Leoni që pritet të mungojnë për periudha të gjata.

Në këto kushte, Liverpooli ka ringjallur interesimin për mesfushorin e Romës, Manu Kone, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij me Francën në Botëror.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Stephen Warnock, e ka cilësuar Kone si një përforcim ideal për skuadrën, duke theksuar forcën fizike, qetësinë me topin dhe aftësinë për të dominuar në mesfushë.

“Është një lojtar që i duhet Liverpoolit, një mesfushor dominues që di edhe të luajë me topin”, ka deklaruar Warnock.

Mesfushori francez shihet si një nga alternativat kryesore për të ndërtuar Liverpoolin e ri për sezonin 2026/27.

EMISIONET