“Është në mes të portës”/ Bellingham shpërthen pas golit të Argjentinës ndaj Anglisë

“Është në mes të portës”/ Bellingham

Jude Bellingham ka shfaqur pakënaqësinë e tij pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ndërsa pamjet nga stadiumi kanë zbuluar një moment tensioni me një nga bashkëlojtarët e tij.

Anglia dukej pranë realizimit të ëndrrës për një tjetër finale Botërori, pasi Anthony Gordon kaloi skuadrën e Thomas Tuchel në avantazh menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.

Por Argjentina reagoi në momentet vendimtare, duke përmbysur rezultatin me golat e Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, duke i dhënë fund shpresave të “Tre Luanëve”.

Pas golit të barazimit të Fernandezit, Bellingham u pa duke ndjekur përsëritjen e aksionit dhe duke reaguar i irrituar: “Është në mes të portës”, duke iu referuar pozicionimit të portierit Jordan Pickford.

Kritikat pas ndeshjes nuk u drejtuan vetëm ndaj lojtarëve, por edhe ndaj trajnerit Thomas Tuchel. Vendimi për të kaluar në një formacion më mbrojtës me pesë lojtarë u konsiderua nga shumë analistë si një gabim taktik, pasi Anglia i dha më shumë hapësira Argjentinës.

Megjithatë, Federata Angleze e Futbollit raportohet se vazhdon ta mbështesë trajnerin gjerman, pavarësisht zhgënjimit të madh pas eliminimit.

EMISIONET