Liga e Kampioneve, Florian Wirtz kalon në avantazh Leverkusen (Video)

Liga e Kampioneve, Florian Wirtz kalon në avantazh Leverkusen (Video)

Dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampioneve janë shumë interesante duke pasur parasysh skuadrat që janë në fushën e lojës.

Në Bergamo, Atalanta e Berat Gjimshitit pret Celtic, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që kthehet përsëri si titullar në turneun ku në ndeshjen e fundit la shenjë duke shënuar gol për ekipin e tij.

Teksa janë luajtur 30 minuta lojë takimi vijon të jetë i barabartë 0-0. Ndërkohë, në takimin tjetër përballet surpriza e këtij edicioni, Brest, me Bayer Leverkusen.

Skuadra e Xabi Alonsos është në epërsinë e një goli pas realizimit të Florian Wirtz në minutën e 24-t.

EMISIONET