Lajm i keq për Belgjikën/ Onana këput ligamentin dhe mbyll Botërorin

Lajm i keq për Belgjikën/ Onana këput ligamentin dhe mbyll

Belgjika ka marrë një lajm të keq në prag të çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Spanjës. Mesfushori Amadou Onana nuk do të jetë i gatshëm për sfidën, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara.

24-vjeçari u dëmtua gjatë pjesës së parë të takimit dhe u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 21-të, pas një përplasjeje me një kundërshtar.

Më pas ai u pa në stolin e Belgjikës me paterica dhe me një mbajtëse në gju.

Sipas "The Athletic", ekzaminimet kanë treguar se Onana ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar anterior. Mesfushori pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa koha e rikuperimit vlerësohet nga nëntë deri në 12 muaj.

Mungesa e Onanës është një goditje për trajnerin Rudi Garcia dhe Belgjikën, që do të përballet me kampionen e Evropës në një nga sfidat më të rëndësishme të turneut.

EMISIONET