Kroacia eliminohet nga Botërori/ Dalić: “Nuk e meritonim këtë fund, VAR-i po vret emocionet”

Kroacia eliminohet nga Botërori/ Dalić: “Nuk e meritonim

Ëndrra e Kroacisë për kualifikim në Botërorin 2026 është ndërprerë pas humbjes 2-1 ndaj Portugalia në një ndeshje të fortë dhe me shumë emocione deri në fund.

Trajneri Zlatko Dalić pranoi eliminimin, duke theksuar se skuadra e tij dha gjithçka në fushë, por nuk mori rezultatin që meritonte.

“Gjatë pjesës së dytë dominuam dhe krijuam raste të shumta. Nuk e meritonim këtë humbje,” deklaroi ai pas ndeshjes.

Ai u ndal edhe te episodet e diskutueshme në fund të sfidës, përfshirë golin e anuluar në minutat shtesë pas ndërhyrjes së VAR-it, duke kritikuar ndikimin e teknologjisë në emocionin e lojës.

“VAR-i ndonjëherë ndihmon, por shpesh i shkatërron emocionet e futbollit. Kjo është e vështirë për t’u pranuar,” shtoi Dalić, duke përgëzuar në fund Portugalinë për kualifikimin.

EMISIONET