Klopp bëhet viral në Botëror, kapet në tribunë duke ngrënë patate të skuqura me ketchup

Klopp bëhet viral në Botëror, kapet në tribunë duke

Jürgen Klopp është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale gjatë Kupës së Botës 2026, por këtë herë jo për deklaratat apo të ardhmen e tij si trajner.

Tekniku gjerman, i cili pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, u filmua në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë, teksa po shijonte një porcion me patate të skuqura të shoqëruara me ketchup.

Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë tifozë komentuan me humor momentin e kapur nga kamerat.

Sipas mediave, Klopp zgjodhi këtë mënyrë për të kaluar kohën gjatë një sfide që nuk ofroi shumë spektakël në lojën e rregullt. Ndeshja mes Zvicrës dhe Kolumbisë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe pak raste për gol, përpara se fituesi të përcaktohej vetëm pas goditjeve të penalltive.

EMISIONET