VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (8 - 9 Korrik 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Pjesa më e madhe e Evropës do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa Evropa Lindore dhe rajoni i Baltikut do të kenë vranësira dhe reshje shiu.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët deri pasdite, kur priten rrebeshe afatshkurtra në veri dhe juglindje, ndërsa në qendër vetëm pika shiu. Temperaturat do të luhaten nga 11°C deri në 34°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Lindore, Baltiku dhe zonat përreth Alpeve do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell dhe temperatura të larta, ndërsa pasdite priten kalime vranësirash në zonat lindore me mundësi për reshje të pakta. Temperaturat do të variojnë nga 12°C deri në 34°C. Era do të fryjë mbi 55 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.

EMISIONET