Kaosi me kalendarin, Real Madrid dhe Atletico nuk luajnë këtë fundjavë

Kaosi me kalendarin, Real Madrid dhe Atletico nuk luajnë këtë

Vendimi i marrë nga FIFA për të zgjatur grumbullimin e ekipeve të Amerikës Latine për eliminatoret e Botërorit pritej të kishte pasoja për shkak të ngarkesës së ndeshjeve për lojtarët.

Kështu ndeshjet fundit të këtij muaji për zonën CONMEBOL, me Brazilin, Argjentinën dhe ekipet e tjera, luajnë të Enjten dhe në orët e para të mëngjesit të të Premtes me orën europiane duke e bërë të pamundur që Messi dhe yjet e tjerë të rikthehen në kohë për kampionatet respektive ku luajnë.

Në një situate të tillë, në Spanjë, Këshilli Superior i Sportit, ka dhënë “ok” që ndeshjet Real Madrid-Bilbao dhe Granada – Atlético Madrid të mos luhen këtë të Dielë.

Lojtarët latinë nuk do të pushonin as 24 orë për të zbritur në fushë me ekipet e tyra ndaj dhe ndeshjet e ekipeve që luajnë kete fundjave dhe që janë prekur nga ky “virus” janë shtyrë për një datë tjetër.

Ndryshe duket situata në kampionatet e tjera si në Itali, Angli apo Gjermani, nuk ka shtyrje ndeshjesh./Ora News/.

EMISIONET