Lewandowski tepër i zhgënjyer me drejtuesit e Bayernit, gati të largohet

Lewandowski tepër i zhgënjyer me drejtuesit e Bayernit, gati të

Nëse një javë më parë dukej se Robert Lewandowski ishte i lumtur dhe mendonte të varte këpucët në “gozhdë” me fanellën e Bayern Munich, sot gjërat dukeshin shumë ndryshe.

Kjo pas lajmit që u botua nga gazeta gjermane Sport Bild, sipas të cilëve sulmuesi polak nuk është aspak i lumtur me një deklaratë të drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic për Erling Haaland në të cilën ai konfirmoi monitorimin e lojtarit norvegjez.

Gjithmonë sipas Bild, Lewandowski, tani, nuk do të përjashtonte as largimin nga Bayern në fund të sezonit.

"Ai ka shënuar 60 gola në 60 ndeshje. Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj tij. Përndryshe, do të ishim tifozë", ishin fjalët e Salihamidzic për Haaland, fjalë që nuk i shkuan mirë sulmuesit polak. Për më tepër, siç shpjegon Bild, Lewandowski gjithashtu është i mërzitur me rolin e tij në ekip ku kërkon të jetë në qendër të ndeshjes dhe të përfshihet edhe më shumë në lojën kolektive.

Ndërkohë, drejtuesit e kampionëve të Bundesligës e dinë mirë se vera e ardhshme është momenti për të zgjidhur të ardhmen e yllit polak. Me një kontratë deri në vitin 2023, drejtuesit bavarezë mendojnë se ka vetëm dy mundësi para sezonit të vitit tjetër, rinovim ose shitja e Robert Lewandowskit, për ta parandaluar atë të largohet falas në sezonin pasardhës.

Tani për tani, Bayern nuk reagoi ndaj lëvizjeve të para të agjentit të tyre Zahavi, kështu që duket se do të jetë në pranverë kur të dyja palët të ulen në një tryezë për të vendosur të ardhmen e Lewy./Ora News/.

EMISIONET