Kanada-Bosnje Hercegovinë/ Një tjetër vend organizator zbret në fushë, ballkanasit tentojnë të prishin festën

Dje nisi Botërori dhe debutoi Meksika me fitore, teksa një tjetër vend organizator zbret në fushë sot. Kanadaja do të sfidojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje mes dy skuadrash të barabarta në letër.
Kandezët zbresin në fushë nën mbështetjen e publikut të tyre në Toronto, ku do të përpiqen të mos zhgënjejnë asnjë nga të pranishmit.
Ndryshe nga kundërshtari, Bosnje Hercegovina ka ardhur në këtë Botëror pas shumë peripecish, më e madhja finalja e “play off” kundër Italisë, e fituar me penallti.
Dy ekipet ndodhen në Grupin B të Botërorit, së bashku me Katarin dhe Zvicrën. Kjo e fundit shihet si favorite për kryesimin e grupit.
Formacionet zyrtare
Kanadaja: Crepeau; Johnston, Fougerolles, Cornelius, Laryea; Buchanan, Kone, Eustaquio, Millar; David, Oluaseyi; Trajner: Jesse Marsch;
Bosnje Hercegovina: Vasilj; Kolasinac, Muharemovic, Katiç, Dedic; Memic, Tahirovic, Basic, Bajraktarevic; Lukic, Demirovic; Trajner: Sergej Barbarez;
REZULTATI LIVE
Kanada-Bosnjë Hercegovinë 0-0

