Kampioni i botës bën pazarin por ndërkohë hajdutët i vjedhin makinën Fiat 500

Kampioni i botës bën pazarin por ndërkohë hajdutët i

Në Itali, futbollistët janë shënjestra e preferuar e hajdutëve të makinave pasi brenda 7 muajve kanë “avulluar” tre të tilla.

Pas Mini Countryman të Khvicha Kvaratskhelia dhe Range Rover të Kaio Jorge, edhe makina e Franck Ribery është vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në një qëndër tregtare të Salernos ku ish-sulmuesi ndodhej por pasi doli nuk e gjeti makinën Fiat 500.

Bëhet fjalë për dy individë njëri prej të cilëve është arrestuar. Sipas mediave, ata nuk e kishin idenë që bëhej fjalë për makinën e ish-kampionit të botës më Francën dhe të Europës me Bayern Munchen. Makina ishte në pronësi të një të afërmi të anëtarit të stafit teknik të Salernitanas.

 

 

EMISIONET