Jose Mourinho fut në kaos Serie A

Jose Mourinho fut në kaos Serie A

Jose Mourinho shkakton një kaos të vërtetë në futbollin italian ku emri i tij vazhdon të shfaqet në faqet e para prej më shumë se një jave. Nëse mbrëmjen e djeshme festoi fitoren në Europa League, llogaritë trajneri portugez duhet t’i bëjë me autoritetet italiane.

Gjykata Sportive e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Romës për pezullimin apo uljen e dënimit me dy ndeshje që portugezit iu dha pas ndeshjes me Cremonesen. Tekniku i Romës ishte në stol për sfidën me Juventusin pasi çështja duhej të kalonte në apel dhe tashmë që ka marrë formë të prerë, ai do të mungojë në stol për sfidat me Sassuolon dhe derbin me Lazion.

U ka djegur shumë juventinëve ky vendim që sipas tyre po veprohet me standart të dyfishtë pasi Mourinho ishte në stol me bardhezinjtë por nuk do të jetë në dy ndeshjet e tjera. Në krahun tjetër, klubi i Romës ka bërë me dije se në shenjë proteste, nuk do të prononcohet në media me asnjë përfaqësuese gjatë dy javëve të ardhshme deri në përfundim të derbit me Lazion.

Një situatë kaotike që nisi menjëherë pas konfliktit të “Special One” në Cremona ku u konfliktua me arbitrin e katërt të sfidës ku Roma u mund 2-1. Pak orë pas vendimit Mourinho publikoi një foto me gjestin simbolik të prangave në duar duke sjellë në kujtesë veprimin e ngjashëm të sezonit 2009-2010 kur drejtonte Interin.

 

EMISIONET