JA ORARET/ Anglia kërkon kualifikimin ndaj Kongos! Belgjika sfidon Senegalin, SHBA ndeshet me Bosnjën
Anglia luan sot ndaj Kongo-s në një ndeshje ku kërkon të konfirmojë statusin e favoritite dhe të sigurojë kualifikimin. Belgjika sfidon Senegalin në një përballje të fortë Evropë–Afrikë, ndërsa SHBA ndeshjet me Bosnje-Hercegovinën

Anglia zbret sot në fushë përballë Congo-s në fazën e 1/16 finaleve të Kupës së Botës. Në kampin anglez, problemi kryesor mbetet mbrojtja, sidomos në krahun e djathtë, ku dëmtimet kanë detyruar trajnerin të mendojë për alternativa emergjente si Ezri Konsa apo Spence.
Ndërkaq, rikthehet në formacion mesfushori kryesor Deklan Rajs. “Tre Luanët” konsiderohen favoritë, por tekniku Thomas Tuhel ka paralajmëruar kujdes maksimal.
Trajneri anglez thekson se ndeshja është çështje detajesh dhe ekuilibri, duke nënvizuar se në këtë fazë eliminatore çdo gabim mund të jetë vendimtar.
Ai kërkon që skuadra të mos nënvlerësojë kundërshtarin, i cili vjen pa presion dhe me shumë motivim historik për të shkaktuar surprizë. Kjo është hera e parë që anglia dhe kongo përballen mes tyre. Sfida do të luhet sot në orën 18:00.
4 orë më pas do të jetë radha e Belgjikës për tu ndeshur me Senegalin. Belgët kërkojnë stabilitet pas një faze grupore me luhatje. Sulmi mbështetet te përvoja e lojtarëve kryesorë, por presioni për rezultat është i madh.
Nga ana tjetër, Senegali vjen me një stil loje që i ka vënë shpesh në vështirësi kundërshtarët evropianë. Afrikanët shihen si një ekip i rrezikshëm për çdo favorit, sidomos në ndeshje me eliminim direkt.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, do të zbresin në fushë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përballen me Bosnje-Hercegovinën.
SHBA vjen në këtë duel pas një faze grupore pozitive dhe me objektivin për të vazhduar rrugëtimin. Trajneri Pochettino ka kërkuar qetësi dhe përqendrim maksimal, duke theksuar se në këtë fazë favoritët nuk vlejnë asgjë nëse nuk e tregojnë në fushë. Sfida do të luhet në orën 2 të mëngjesit të së enjtes


