Holanda mbetet pa trajner/ Koeman jep dorëheqjen, pas eliminimit nga “Botërori 2026”

Holanda mbetet pa trajner/ Koeman jep dorëheqjen, pas eliminimit nga

Eliminimi i shpejtë në “Botërorin 2026” ka bërë që kombëtarja e Holandës të përfshihet në një kaos të vërtetë. Trajneri Ronald Koeman i ka rezistuar presionit më pak se 24 orë, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, tekniku 63 vjeçar zyrtarizoi vendimin e tij, duke e mbështetur atë përveçëse te zhgënjimi për eliminimin në fazën e 1/16 të Kupës së Botës, edhe me një problem shëndetësor të bashkëshortes së tij.

“Të gjithë ndanim ëndrrën për të shkruar historinë në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia është e imja. Futbolli ka qenë jeta ime, por shëndeti nuk ka çmim”, lexohet mes të tjerash në postimin e Ronald Koeman.

Tekniku u kthye në pankinën e Holandës në vitin 2023, ndërsa më parë e kishte drejtuar skuadrën nga viti 2018 deri në 2020. “Tulipanët” bënë një paraqitje të mirë në fazën e grupeve. Pas barazimit me Japoninë, holandezët mundën Suedinë dhe më pas Tunizinë për t’u kualifikuar si të parët e grupit.

Por në 1/16 e Botërori, “Oranje” u eliminuan pasi u mundën me penallti nga Maroku. Kjo humbje u jetua si një dështim I madh, ndërsa përveJaponinë, holandezët mundën Suedinë dhe më pas Tunizinë për t’u kualifikuar si të parët e grupit.

Por në 1/16 e Botërori, “Oranje” u eliminuan pasi u mundën me penallti nga Maroku.Kjo humbje u jetua si një dështim I madh, ndërsa përveç dorëheqjes së Koeman, në Federatën Holandeze duhet t’I bëjnë llogaritë edhe me një çështje më të rëndësishme. Shumë prej futbollistëve me ngjyrë janë bërë viktimë e fyerjeve raciste në rrjetet sociale, duke detyruar federatën të dalë me një deklaratë ku dënon komentet dhe mbron lojtarët e saj.

EMISIONET