Ishte mundësia e artë”/ Hoxha: Shqipëria e meritonte Botërorin, ja pse u penalizuam

Pedagogu, Lavdrim Hoxha, i ftuar në emisionin "Sport Focus" në Ora News, ka komentuar formatin e ri të Botërorit dhe shanset e humbura të Shqipërisë, duke u shprehur besimplotë se kuqezinjtë do të jenë pjesë e kompeticionit të ardhshëm pas katër vitesh.

"Ishte në fakt të vijë një besim i lartë në fakt vitin e shkuar që dhe Shqipëria do ishte pjesë e këtij botërori.

Ishte mundësia e artë, nisur dhe nga formati i ri i këtij botërori që është shumë më ndryshe se të gjithë botërorët e shkuar, ku janë 48 ekipe, ku po shohim dhe ekipe që nuk i dinim që ekzistonin, por janë pjesë e këtij botërori dhe fare mirë Shqipëria meritonte shumë të ishte pjesë, por fati nuk na favorizoi këtë herë, por jam i sigurt që mbas katër vitesh ne do jemi në botëror.

Besoj që kemi eksperiencën tashmë të duhur me pjesëmarrjen në evropian këto vite dhe me faktin që shkuam në play-off të botërorit që të marrim pjesë mbas katër vitesh.

Kështu që ky vit ka qenë le të themi ende ky botëror paksa, unë do të thoja i veçantë dhe ndoshta dhe me një, nisur edhe nga oraret e ndeshjeve shumë të vona, po nisur nga fakti që këto ekipe të reja, të panjohura dhe pa njohur fare historikun e tyre të eksperiencave të mëparshme, e ka bërë ndoshta që edhe fokusi ose dhe surprizat të mos mungojnë në këto ndeshjet e para", u shpreh Hoxha.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET