Gavani: Informacioni që ndajmë online rrit rrezikun e ekspozimit të të dhënave

Eksperti i IT-së, Ardit Gavani, ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ku foli për kërcënimet më të zakonshme në botën online dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale.

Gjatë intervistës, Gavani theksoi se përdoruesit shpesh japin vetë informacione të shumta në internet, duke treguar vendndodhjen, shoqërinë me të cilën ndodhen, si dhe përmes hashtag-eve, check-in-eve dhe aktiviteteve të tjera në rrjetet sociale.

Sipas tij, sa më i madh të jetë volumi i të dhënave që gjenerohen dhe shpërndahen, aq më i lartë bëhet edhe rreziku që ato të aksesohen nga persona të paautorizuar.

Eksperti u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes me informacionin që publikojnë në internet dhe të jenë të vetëdijshëm për gjurmën digjitale që lënë pas në platformat online.

 

EMISIONET