Tërmeti tragjik në Venezuelë/ Nëna humbi jetën duke mbrojtur vajzën, futbollisti RRËQETH me fjalët për bashkëshorten: Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove...

Një histori tronditëse dhe prekëse ka dalë nga tragjedia e shkaktuar nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë, ku një nënë humbi jetën duke shpëtuar vajzën e saj të vogël gjatë shembjes së ndërtesës ku ndodheshin.
Sipas mediave vendase, Andrea Bello, bashkëshortja e futbollistit Héctor Bello, sakrifikoi jetën për të mbrojtur fëmijën e tyre gjatë momentit të tërmetit. Vajza e vogël arriti të mbijetojë falë ndërhyrjes së saj.
Në një mesazh emocional të publikuar në rrjetet sociale, futbollisti venezuelian i kushtoi disa fjalë prekëse bashkëshortes së ndjerë.
“Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove dhe se si jetën tënde e dhe për vajzën tonë. Ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, edhe kur more frymën e fundit”, shkroi ai.
Sipas deklaratave të tij, vajza e tyre dhe tezja e saj ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai po përballet me humbjen e bashkëshortes mes katastrofës që ka goditur vendin.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura nga dy tërmetet e fuqishme që goditën veriun e Venezuelës. Sipas autoriteteve, deri tani janë konfirmuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur, ndërsa shumë persona rezultojnë ende të zhdukur.


