VIDEO/ “Gjelat” të papërmbajtshëm, Dembele tund rrjetën 2 herë pas kombinimit me Mbappe. Kundërpërgjigjet Norvegjia

VIDEO/ “Gjelat”  të papërmbajtshëm, Dembele tund

Në Foxborough, Massachusetts, përpara 69 mijë spektatorësh Franca dhe Norvegjia përplasen për kreun e grupit. Gjyqtar i ndeshjes është anglezi Michael Oliver, i ndihmuar nga australiani Jarred Gillett në dhomën e VAR-it.

Norvegjia dhe Franca takohen në stadiumin Gillette në Boston për ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit I. Të dyja ekipet janë kualifikuar tashmë për raundin e 32-shave, por ndeshja mbetet po aq e rëndësishme.

Lajmi i keq në prag të kësaj sfide është se Haaland nuk e nis nga minuta e parë. Në anën tjetër Mbappe është titullar dhe i gatshëm të punojë për rekorde të tjera në një sfidë që nuk është se vendos shumë.

Te Franca në këtë ndeshje nuk është i pranishëm trajneri Deschamps. Ish-mesfushori në ditët e fundit humbi nënën e tij dhe i është dashur të kthehet në atdhe për t’i dhënë lamtumirën të ëmës.

REZULTATI LIVE

Norvegji-Francë 1-2
Dembele 7′, 20' / Aasgaard 21′

NGJARJET KRYESORE

21’ Goool Norvegjia/ Nordikët nuk trullosen nga dy golat e pësuar dhe arrijnë të ngushtojnë diferencat me Aasgaard. (Video)

20’ Goool Franca 0-2/ Dembele është në versionin e tij të çmendur sonte. Shënon të dytin. (Video)

13’ Franca është si një uragan në këtë ndeshje. Mbappe këtë herë gjen Olise, i cili në një pozicion ideal vonohet dhe bllokohet nga mbrojtja.

11′ Tentojnë norvegjezët me një gjuajtje nga jashtë zone, pret Maignan.

7’ Goool Franca 0-1/ Dembele arrin të shënojë pas nëj aksioni perfekt në bashkëpunim me yllin tjetër, Mbappe. (Video)

1’ Sapo topi nis të rrokulliset Mbappe përfiton nga një gabim i norvegjezëve dhe i vetëm mësyn në zonë, për të lëshuar një predhë nga një pozicion i prirët, por traversa i mohon golin.

1’ Nis ndeshja në Massachusetts, luhet për kreun e grupit.

FORMACIONET ZYRTARE

Norvegjia (4-2-3-1): Selvik; Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan; Oscar Bobb, Thorstvedt, Aasgaard, Patrick Berg, Schjelderup; Larsen; S. Solbaken;

Franca (4-2-3-1): Maignan; Theo Hernández, Lacroix, Upamecano, Jules Koundé; Doué, Manu Koné, Michael Olise, Tchouaméni, Dembélé; Mbappé; G. Stephan;

Top Channel

EMISIONET