17 vite pas vd*kjes/ Michael Jackson thyen rekorde! Filmi “Michael” bëhet biografia më fitimprurëse në histori

17 vite pas vd*kjes/ Michael Jackson thyen rekorde! Filmi “Michael”

Shtatëmbëdhjetë vite pas vdekjes së tij, Michael Jackson vijon të mbetet një nga emrat më të mëdhenj në historinë e muzikës dhe industrisë së argëtimit. Trashëgimia e “Mbretit të Popit” vazhdon të dominojë skenën globale, këtë herë përmes filmit biografik “Michael”, i cili është bërë filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

Sipas të dhënave të publikuara, filmi ka arkëtuar plot 977 milionë dollarë në kinematë e mbarë botës, duke lënë pas rekordet e “Oppenheimer” të Christopher Nolan dhe “Bohemian Rhapsody”, i cili deri më tani konsiderohej biografia muzikore më e suksesshme.

Filmi është drejtuar nga regjisori Antoine Fuqua dhe rrëfen historinë e Michael Jackson, duke nisur nga hapat e tij të parë me grupin familjar Jackson 5 e deri te shndërrimi në një ikonë globale të muzikës.

Në rolin e Michael Jackson interpreton Jaafar Jackson, nipi i artistit legjendar, ndërsa aktorët Colman Domingo dhe Nia Long luajnë rolet e prindërve të tij.

Që prej premierës në muajin prill, “Michael” ka tërhequr miliona shikues në të gjithë botën dhe është kthyer në produksionin më të suksesshëm në historinë e studios Lionsgate.

Megjithatë, filmi nuk ka kaluar pa polemika. Një pjesë e kritikëve kanë vlerësuar se ai paraqet një version të zbutur të jetës së këngëtarit, pasi nuk trajton në mënyrë të plotë akuzat për abuzim seksual që kanë shoqëruar figurën e tij ndër vite.

Pavarësisht debateve, suksesi i jashtëzakonshëm në arkëtime dëshmon se Michael Jackson vazhdon të mbetet një fenomen global, ndërsa ndikimi i tij në muzikë dhe kulturën pop mbetet i pandryshuar edhe 17 vite pas ndarjes nga jeta.

EMISIONET