Hidhet shorti europian, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani presin të mësojnë kundërshtarët!

Hidhet shorti europian, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani presin të

Katër skuadra të Abissnet Superiores sot mësojnë emrat e kundërshtarëve të tureve të para kualifikuese në kompeticionet europiane: Egnatia në Champions League dhe Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani në Conference League.

Shorti do të hidhet gjatë pasdites dhe 4 skuadrat shqiptare shpresojnë të kenë pak fat për të “peshkuar” kundërshtarë të lehtë, për të pasur mundësi kualifikimi për në turin e dytë.

Mund të kemi edhe ndonjë përballje shqiptarësh, pasi kundërshtarë mund të jenë ekipe si, Drita, Ballkani, Shkëndija e Tetovës, apo edhe Deçiç i Malit të Zi.

Egnatia kampione ka avantazhin që nëse eliminohet nga Champions League, mund të zbresë në Conferencë League, duke e vazhduar aventurën europiane. Në Conference League, vetëm Vllaznia është në vazon e favoritëve, kurse Dinamo dhe Elbasani në atë të jo favoritëve.

EMISIONET