Granitit nuk i "bënin këmbët": Ishte si një miqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 08:14
Granit Xhaka komentoi 90 minutat e Prishtinës përballë Kosovës duke e pranuar që për të ishte një ndeshje anormale.
Ai u shpreh gjithashtu me elozhe për skuadrën e Kosovës duke i bërë thirrje që të vazhdojë në këtë rrugë pasi ka të ardhme.
"Kisha shumë emocione. Nuk ishte një ndeshje me ritëm të lartë. Ngjante më shumë me një miqësore se sa me një kualifikuese për Euro 2024. Nuk dhashë maksimumin sepse nuk isha shumë i përqëndruar. U ndjeva shumë mirë, i emocionuar. Tifozët na pritën mirë".