Futbolli i zyrës apo fushës? Përgjigjet Sylvinho: Kam mësuar shumë nga Guardiola

Futbolli i zyrës apo fushës? Përgjigjet Sylvinho: Kam mësuar

Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjë në finalet e një kampionati Europian.

Gjatë intervistës ekskluzive në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.

“Ti luan brenda në fushë, por organizimi i skuadrës së futbollit është si brenda ashtu edhe jashtë. Por është më shumë se kaq, mënyra se si unë mësova të punoj, më shumë se 10 vite, më shumë.

Në 2018 - 2019 ka qenë hera e parë që unë kam parë disa video që më kanë ndihmuar shumë si lojtar futbolli, me Pep Guardiolën. Ai më tregoi disa video të mbrojtësve, mesfushorëve dhe sulmuesve dhe një prej tyre isha unë.

Pra e e shihja atë që ishte shumë e thjeshtë. Pra sheh diçka në fushë që trajneri s’e pëlqen, ose duhet ta ndryshosh. Është më shumë se 1 mijë fjalë.

Kur punon për skuadrën kombëtare ke më shumë kohë, por të duhet të punosh më shumë në zyrë. Duhet të punosh për 40 lojtarë çdo javë. Duhet të shohësh ndeshjet, duhet të bësh disa klipe”, shprehet tekniku Sylvinho.

INTERVISTA E PLOTE

EMISIONET