VIDEO/ Sylvinho siç nuk e keni parë: Vajza s’e di me çfarë merret në Madrid, por e dua shumë! Djali luan në Amerikë, ka talent

Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjë në finalet e një kampionati Europian.

Gjatë intervistës ekskluzive në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.

Sa i përket familjes së tij Sylvinho tregoi se ka komunikim shumë të mirë me vajzën dhe djalin.

Megjithatë ai habiti jo pak duke u shprehur se nuk e di se me çfarë merret vajza e tij që jeton në Madrid.

PJESE NGA BISEDA

Sulçe: Komunikimi me djalin dhe vajzën tuaj? Flisni me djalin të ketë më shumë kujdes dhe të ketë këtë lloj disipline në jetë.

Sylvinho: Jo, ata nuk janë me mua më. Vajza ime është 21 vjeç dhe jeton në Madrid.

Sulçe: Është arkitekte?

Sylvinho: Nuk e di se çfarë bën, mbase biznes, diçka e tillë nuk e di.

Sulçe: Nuk e di?

Sylvinho: Jo nuk e di. Ky është faji im.

Sulçe: Nuk e di çfarë po ndodh me të?

Sylvinho: Është faji im.. Ajo më kupton. E dua, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por kur më pyesin se çfarë studion në Madrid, unë i them më fal mbase biznes.

Sulçe: Po djali, luan futboll?

Sylvinho: Po, ai luan futboll. Ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, 4 muaj më parë. Pati një mundësi të mirë për të shkuar në një universitet në Evropë. Gjithashtu, kishte edhe një shans për të luajtur në SHBA dhe qëndroi atje duke bërë edhe universitetin gjithashtu.

EMISIONET