VIDEO/ Sylvinho tregon mesazhet: Mancini dhe Tite më kanë uruar, De Biasi nuk më ka shkruar

Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjë në finalet e një kampionati Europian.

Gjatë intervistës ekskluzive në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.

Sa i përket familjes së tij Sylvinho tregoi se ka komunikim shumë të mirë me vajzën dhe djalin.

Megjithatë ai habiti jo pak duke u shprehur se nuk e di se me çfarë merret vajza e tij që jeton në Madrid.

Mesazhet kanë qenë të shumta për Sylvinho-n, pasi e dërgoi Shqipërinë në Euro 2024.

Ndër ata që e kanë komplimentuar ishte Mancini dhe Tite, por jo De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve.

PJESE NGA BISEDA

Sulçe: Shumë mesazhe ke marrë pas kualifikimit. Pashë Roberto Carlos në Instagram që ju përshëndeti sepse kam kontrolluar mbrëm për ju për të zbuluar më tepër. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë ju kanë shkruar?

Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq, kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton (Mancini), me Titen nga Brazili, tani te Flamengon.

Sulçe: Të gjithë të lumtur...

Sylvinho: Të gjithë duke më uruar, punë shumë e mirë, e pabesueshme.

Sulçe: A të dërgoi Gianni De Biasi mesazh?

Sylvinho: Jo. Nuk më dërgoi

Sulçe: Nuk të dërgoi?

Sylvinho: Jo.

EMISIONET