FSHF në garë për kampionatin evropian U-19, UEFA do diskutojë propozimin për organizimin e turneut në Tiranë

FSHF në garë për kampionatin evropian U-19, UEFA do

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Evropian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Evropian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.

FSHF është ka dorëzuar aplikimet për ti organizuar në shqipëri duke propozuar “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçim” dhe “Arena Egnatia”. Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Gjithashtu për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.

Shqipëria është kualifikuar nga Komisioni i Tenderimit si një vend që i ka të gjitha aftësitë, kapacitetet dhe plotëson kriteret për organizimin e një Kampionati Evropian për moshat e reja.

Sigurimi i të drejtës për organizimin e një Kampionati Europian futbolli do të jepet nga UEFA në mbledhjen Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme që do të përzgjedh mes aplikimeve.

Por nëse vota do të merret pro do të ishte padiskutim aktiviteti dhe ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Madje një organizim I till kalon edhe finalen historike të UEFA Conference League.

Për kompeticionet që ka aplikuar Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë pjesëmarrëse 8 skuadra, duke sjellë në vendin tonë interes të madh mediash, tifozësh dhe sigurisht skuadra të mëdha.

Por vecc promovimit të vendit lind dhe detyrimi për të kryer disa investime të rëndësishme shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore ku së bashku me pushtetin qendror dhe atë lokal do të duhet të investohet në Tiranë, Durrës, Kamëz, Elbasan, Shijak, Rrogozhinë e Kavajë.

 

EMISIONET