FOTO/ Sfidat me Realin, ja si mund të rreshtohet Man.City pas merkatos së janarit

FOTO/ Sfidat me Realin, ja si mund të rreshtohet Man.City pas merkatos

Manchester City ka qenë klubi më aktiv në merkaton e janarit, afati i të cilës skadoi mbrëmjen e 3 shkurtit.

“Qytetarët” kanë shpenzuar mbi 210 milionë euro për të siguruar 4 super transferime, me idenë që ata do sjellin freskinë e munguar këtë sezon.

Blerja më e shtrenjtë është Omar Marmoush, i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 75 milionë euro.

Sulmuesi egjiptian është zgjedhur për të qenë një alternativë në sulm, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor sulmues dhe si sulmues qendror, duke u futur kur Erling Haaland të ketë nevojë për pushim ose skuadra kërkon ndryshime taktike.

Debutimi i tij tashmë ka rritur pritshmëritë, duke shfaqur cilësi që mund të jenë vendimtare në gjysmën e dytë të sezonit.

Në mesfushë, City ka sjellë ditën e fundit të merkatos Nico González nga Porto, për të cilin shpenzoi 60 milionë euro.

Shkathtësia e tij e lejon atë të luajë edhe si një mesfushor mbrojtës por dhe në një pozicion më të avancuar, me idenë për të sjellë ekuilibër dhe kreativitet në mesfushë.

FOTO/ Sfidat me Realin, ja si mund të rreshtohet Man.City pas merkatos

Për të forcuar linjën mbrojtëse kanë ardhur dy lojtarë të rinj me potencial të madh. Abdukodir Khusanov, i blerë nga Lens për 40 milionë euro, është një qendërmbrojtës i njohur për lojën e tij ajrore dhe aftësinë në duelet një me një.

Krahas tij, Vitor Reis, i nënshkruar nga Palmeiras për 37 milionë euro, është një mbrojtës i aftë për të luajtur si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahë, duke ofruar fleksibilitet në prapavijën e “Qytetarëve”.

Me këto nënshkrime, Guardiola tani ka një skuadër edhe më të kompletuar në dispozicion, që duket e aftë për të përballuar sfidat e Premier League dhe Champions League.

Në mbrojtje, konkurrenca rritet me ardhjen e Khusanov dhe Reis, duke u bashkuar me lojtarë me eksperiencë si Ruben Dias, Stones dhe Akanji.

Në mesfushë, prania e Nico Gonzzlez forcon një zonë ku lojtarët si Bernardo Silva, De Bruyne dhe Kovacic tashmë shkëlqejnë. Dhe në sulm, Marmoush do jetë një plus i madh përveç Grealish, Doku dhe Foden.

Tani, detyra e Guardiolës do të jetë t’i përshtatë këto “pjesë të reja” në makinerinë e tij taktike për të maksimizuar performancën e një ekipi që aspiron të vazhdojë të fitojë tituj jo vetëm në Angli por edhe në Europë.

Kujtojmë që për transferimet e reja dhe vetë Guardiolën nuk ka shumë kohë në dispozicion, duhet të jenë direkt gati dhe në formën më të mirë, pasi po asfron supersfdia ndaj real-it në Champions.

EMISIONET