VIDEO/ Supergol i Ernest Muçit, shmang mbrojtësin dhe nuk fal me të majtën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 21:07

Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Besiktas në Turqi. Fantazisti shqiptar, i dha avantazhin skuadrës së tij në Kupën e Turqisë, ndaj Kirklarelispor.
Me një lëvizje të bukur nga e djathta, Muçi kaloi një kundërshtar dhe me një gjuajtje me të majtën e ndali topin në fundin e rrjetës.
Ky është goli i parë për shqiptarin, me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer. Këtë sezon në Turqi, Muçi numëron pesë gola të shënuar.
ERNEST MUCI SCORES FOR BESIKTAS. ???????? pic.twitter.com/D0X7fTILoH
— Illyrian Footy ???????? (@IllyrianFooty) February 4, 2025

