ULTIMATUM PËR MOHAMED SALAH/ Beshiktash i jep vetëm 24 orë kohë për të vendosur për ofertën e tyre

Beshiktashi i ka vendosur Mohamed Salah një ultimatum prej vetëm 24 orësh për t’iu përgjigjur ofertës së tyre. Klubi turk nuk pranon negociata të tjera dhe e konsideron propozimin përfundimtar. Propozimi për ish-yllin e Liverpulit, është një kontratë dyvjeçare me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.

ULTIMATUM PËR MOHAMED SALAH/ Beshiktash i jep vetëm 24 orë

Beshiktash vijon të këmbëngulë për transferimin e Mohamed Salah, duke i paraqitur sulmuesit egjiptian një ofertë të fundit dhe duke i vendosur një afat të shkurtër për përgjigje.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli i ka dhënë Salahut vetëm 24 orë kohë për të vendosur nëse do ta pranojë propozimin e tyre. Beshiktashi ka përgatitur një kontratë dyvjeçare për ish-yllin e Liverpoolit, me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon. Nëse marrëveshja realizohet, Salah do të bëhej një nga futbollistët më të paguar dhe një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit turk.

Me këtë lëvizje, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë bërë të qartë se nuk duan negociata të gjata dhe kanë vendosur presion për një përgjigje të shpejtë nga 34-vjeçari.

Ofertën e ka pa pranuar edhe presidenti i Beshiktash. Ozen u shpreh se propozimi është përfundimtar dhe klubi ka vendosur të mos bëjë kompromis me strategjinë e transferimeve për të sjellë Salahun në klub. Ai u shpreh se përfaqësuesit e Salah bënë kërkesa shtesë financiare që e ndërlikuan ndjeshëm marrëveshjen.

presidenti i Beshiktash aludon se vetë salah nuk ka dijeni për detajet e reja që janë shtuar nga përfaqësuesit e tij. Sipas presidentit të Beshiktash,  agjenti i egjyptianit bëri kërkesa financiare në lidhje me të drejtat e imazhit në një shkallë që klubi nuk ia ka dhënë kurrë më parë ndonjë lojtari.

Tashmë pritet të shihet nëse Mohamed Salah do ta vazhdojë karrierën në Turqi, pas largimit nga Liverpooli në fund të sezonit kur i përfundoi kontrata me klubin anglez.

Salah është lidhur gjithashtu me një transferim në MLS, me Inter Miami dhe San Diego që janë të interesuar për nënshkrimin e tij. Vlahovic është një tjetër opsion në vijën sulmuese për Besiktasin, pasi u largua nga Juventusi në fund të kontratës së tij.

EMISIONET