Aksesorët që po dominojnë verën: Elegancë, minimalizëm dhe pak frymë retro

Aksesorët që po dominojnë verën: Elegancë,

Vera është sezoni kur aksesorët bëhen protagonistët e garderobës. Me më pak shtresa rrobash, janë pikërisht çantat, sandalet, syzet apo bizhuteritë që i japin karakter një veshjeje të thjeshtë. Dhe këtë sezon, trendet nuk janë vetëm të bukura, por edhe aq klasike sa do të mbeten aktuale për shumë vera.Ja 5 aksesorët që ia vlen të keni në gardërobë:

1. Çanta kashte pa logo

Çantat  nuk dalin kurrë nga moda, por këtë verë versionet më elegante janë ato pa logo të dukshme. Janë minimaliste, të sofistikuara dhe kombinohen lehtësisht si me fustanet e lirit, ashtu edhe me xhinset apo rrobat e plazhit.

2. Syzet futuriste "wraparound"Syzet e diellit me këtë formë janë kthyer në të preferuarat e vajzave. Me linjat e tyre futuriste, ato i japin çdo look-u një prekje moderne dhe luksoze, edhe kur vishni vetëm një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra.

3. Shapkat prej lëkure

Shapkat me gisht vazhdojnë të dominojnë, por versioni që duket më elegant është ai prej lëkure. Janë komode, minimaliste dhe funksionojnë po aq mirë në qytet sa edhe gjatë pushimeve.

4. Gjerdanët 

Gjerdanët e gjatë janë rikthyer fuqishëm. Të kombinuar me një fustan të thjeshtë, një këmishë linoje ose një bluzë bazike, ata i japin menjëherë më shumë personalitet veshjes.

5. Shamia e mëndafshtë për kokë

Në vend të kapelës klasike, këtë sezon vajzat më elegante po zgjedhin shamitë e mëndafshta. Të lidhura mbi flokë, ato i japin një frymë retro dhe chic çdo paraqitjeje, ndërsa janë perfekte si për plazh, ashtu edhe për shëtitjet në qytet.

Nëse po mendoni të investoni vetëm në disa aksesorë këtë verë, këto pesë zgjedhje janë ndër më të zgjuarat. Janë trendi i momentit, por njëkohësisht mjaft klasike për t'i veshur edhe sezonet e ardhshme.

EMISIONET