RAUNDI I DYTË NDEZ BOTËRORIN! Zvicra kërkon fitoren e parë ndaj Bosnjës, Meksika synon kualifikimin

Sot nis raundi i dytë i Kupës së Botës. Zvicra kërkon fitoren e parë në këtë turne, ndërsa një hap fals ndaj Bosnjës mund të sillte eliminimin.  3 pikë për kualifikim kërkon Meksika ndaj Katarit

RAUNDI I DYTË NDEZ BOTËRORIN! Zvicra kërkon fitoren e parë

Pas emocioneve që dhuroi xhiroja e parë e fazës së grupeve, Kupa e Botës 2026 hyn në një moment vendimtar. Duke nisur nga dita e sotme, kombëtaret zbresin në fushë për ndeshjet e raundit të dytë, të cilat mund të përcaktojnë fatin e shumë skuadrave në garën për një vend në fazën me eliminim direkt.

Zvicra rikthehet në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e dytë në Grupin B të Kupës së Botës 2026, ku do të përballet me Bosnje dhe Hercegovinën në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e të dyja skuadrave.

Pas barazimit 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen hapëse, helvetët synojnë të rikthehen te fitorja dhe të hedhin një hap të madh drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt.

Në anën tjetër, Bosnja dhe Hercegovina vjen pas një barazimi 1-1 ndaj Kanadasë dhe synon të surprizojë një nga favoritët e grupit.

Me të katër skuadrat e Grupit B që kanë nga një pikë pas raundit të parë, sfida mes Zvicrës dhe Bosnje-Hercegovinës merr një rëndësi të veçantë. Një fitore do ta vendoste fituesin në një pozitë të favorshme për të siguruar kualifikimin, ndërsa një tjetër hap fals do ta komplikonte ndjeshëm rrugëtimin drejt fazës së 32 ekipeve.

Sfida do të luhet sonte në orën 21:00. Ndërsa përbllja tjetër e këtij grupi mes Kanadasë dhe Katarit do të lohet 3 orë më pas.

Në grupin a, Meksika do të sfidojë Korenë e Jugut në një ndeshje që pritet të ndikojë ndjeshëm në renditjen e grupit. Vendasit kërkojnë një tjetër fitore para tifozëve për të siguruar kalimn në fazën tjetër. Përballja do të luhet në orën 3 të mëngjesit të së premtes

EMISIONET