VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (18 - 19 qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa Jugore, dhe pjesa e Europës Qendrore do të kenë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, ndërsa Europa Lindore, brigjet e Detit të Zi dhe Britania e Madhe do të përfshihen nga reshje shiu dhe stuhi.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell, ndërsa pasdite priten vranësira në zonat verilindore. Temperaturat do të luhaten nga 13°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim deri në 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa vendet nordike, Europa Qendrore dhe Lindore do të kenë reshje shiu dhe stuhi ere.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë shumë i nxehtë gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 35 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 ballë.

EMISIONET