Formacioni i Kombëtares kundër Polonisë, Ruci: Strategji për barazim, jo fitore
Në prag të ndeshjes vendimtare kundër Polonisë, ish-futbollisti i Kombëtares, Vasil Ruci, analizoi për Ora News formacionin e mundshëm të trajnerit Sylvinho dhe e konsideroi atë si një strategji që synon vetëm të mos pësojë humbje.
Rusi e përshkroi skemën si një “formacion për zgjatje kontrate”, duke nënkuptuar se fokusi i trajnerit është më shumë të ruajë rezultatin sesa të kërkojë fitoren.
Sipas tij, për të arritur rezultate pozitive, ekipi duhet të rrezikojë dhe të sulmojë, pasi vetëm mbrojtja nuk garanton sukses.
Eksperti sugjeron një qasje më të balancuar, me një “formacion ekuilibër”, ku pjesë kyçe duhet të jetë Ernest Muçi, cilësuar si lojtari më inteligjent në sulm që ka Kombëtarja aktualisht.
"Mungesat e lojtarëve janë të zëvendësueshme, por theksi është te mënyra e menaxhimit të tyre. Për shembull, mungesa e një qendërsulmuesi klasik mund të kompensohet me lojtarë anësorë, ku qendërsulmuesi të shndërrohet në organizator të lojës sulmuese, duke marrë shembullin e Robert Lewandowskit, i cili ka adaptuar stilin e tij për të qenë më shumë organizator se finalizues."
Ky interpretim i ish-lojtarit Rusi hedh dritë mbi debatet rreth taktikës së Kombëtares dhe sfidat që priten në ndeshjen vendimtare kundër Polonisë.
Ndiqni intervistën e plotë:

