Çfarë spektakli Broja. Bomberi kuqezi kërcënues dhe i pafat, ndalet Man. City (Video)

Çfarë spektakli Broja. Bomberi kuqezi kërcënues dhe i

Pas 12 fitoreve radhazi, Man. City ndalet përballë Armando Brojës dhe Southampton. Skuadra e Hasenhuttl bën atë që nuk e ka bërë asnjë ekip për javë të tëra në Premier League dhe sigurisht që ndër më të mirët në fushë për të mos thënë më i miri është Armando Broja.

Sulmuesi kuqezi ishte protagonist më i madh edhe pse nuk shënoi, në fakt e bëri por një supergol i tij u anulua për pozicion të parregullt. Edhe pasi Southamton shënoi me Peeters në 7’, Broja ishte ai që kërcënonte dhe mbante mbrojtjen e Man. City në alarm.

Madje po në pjesën e pare, talenti shqiptar merr një penallti por edhe kjo e anuluar për pozicion të parregullt.

Pjesa e dytë ishte një tjetër spektakël nga Broja pasi në 47’ sulmuesi ynë bën dhe mbrojtësin duke hequr një gol pothuajse të bërë nga Man. City.

Në 54’ më pas, në një shpërtim tipik të tij, Broja ndalalet nga një pritje heroike e Ederson që i mohon një gol të merituar dhe të sigurtë bomberit kuqezi.

Edhe në minutat në vijim lojtari i Chelseat në pronësi, bën mjaft mirë ndërsa disa ndërhyrje ndaj tij mund ta dëmtonin por ai rezistoi.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, Broja nuk doli nga loja dhe e mbylli në fushë ndeshjen që përfundoi 1-1./Ora News/.

EMISIONET