Eto’o zgjedh pasuesin e Messit: Do të jetë më i miri në 10-15 vitet e ardhshme

Eto’o zgjedh pasuesin e Messit: Do të jetë më i miri

Samuel Eto’o është një nga ish sulmuesit më të mirë në botë por edhe pas tërheqjes ai është një ndër figurat që flet hapur dhe i thotë gjërat troç. Lidhur me polemikat për dhënien e Topit të Artë, ish lojtari kamerunas i ka idetë e qarta.

“Futbolli është opinion. Mbaj mend në 2010 (Rasti Sneijder), shumë mendonin se të tjerë duhet ta fitonin Topin e Artë por për ne është e drejtë të themi që Messi e meriton sepse është më i miri në botë dhe kur je më i miri duhet ta fitosh çdo ditë. Unë jam i lumtur për të, madje shpresoj ta fitojë edhe për të tetën herë”.

Duke folur për më të mirët e vitit dhe nëse dikush tjetër e meriton, ish bomber afrikan zgjedh edhe pasuesin e Messit per të cilin ai nuk ka dyshime.

“Benzema dhe Lewandowski e meritonin, edhe Mbappe meritonte Topin e Artë, Kante gjithashtu, Jorginho po, por kështu është futbolli. Unë mendoj se Mbappe po kalon një moment të mirë dhe duke qenë se Messi e Ronaldo janë perënditë e futbollit mendon se Kylian do të jetë më i miri. Ai do të jetë pasuesi i Messit dhe do të dominojë futbollin në 10-15 vitet e ardhshme”, përfundoi ish lojtari i Barcelonës dhe Interit./Ora News/.

 

EMISIONET