Edhe Trump përshëndet Kane pas fitores në ”Azteca”

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar Harry Kane si një “lojtar të shkëlqyer” pasi kapiteni i Anglisë e dërgoi ekipin e Thomas Tuchel në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Kane shënoi një penallti në pjesën e dytë në fitoren 3-2 të Anglisë ndaj Meksikës në stadiumin ”Azteca”, goli i tij i gjashtë në turne.
Performanca e sulmuesit të Bayern Munich u vlerësua edhe nga Shtëpia e Bardhë, me presidentin amerikan që shkroi në rrjetet sociale “Harry Kane i Anglisë është një lojtar I SHKËLQYER”.
Penalltia e Kane në minutën e 60-të rezultoi vendimtare pasi Jude Bellingham shënoi dy herë në hapësirën prej 98 sekondash para përfundimit të pjesës së parë.
Julian Quinones e shkurtoi diferencën para pushimit dhe Raul Jimenez shënoi nga penalltia për çuar 3-2, por Anglia fitoi pavarësisht se Jarell Quansah doli me të kuqe pas 54 minutash.
Kane, golashënuesi rekord i Anglisë në Kupën e Botës, është një pas Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi në garën për Këpucën e Artë.

