E BUJSHME/ Kristjan Asllani drejt rikthimit te Interi, sinjale për fundin e huazimit te Torino

Kristjan Asllani është shumë pranë rikthimit te Interi, duke sinjalizuar mbylljen e parakohshme të aventurës së tij te Torino.
Sipas asaj që raporton “Toro Goal”, mesfushori shqiptar nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme Verona–Torino, një vendim që nuk lidhet me probleme fizike apo dëmtime.
Mungesa e Asllanit nga lista e të grumbulluarve lidhet me zhvillime të reja në të ardhmen e tij sportive, duke e bërë gjithnjë e më të mundshëm kthimin e tij te zikaltrit.
Asllani ishte huazuar për një sezon nga Interi te Torino, me të drejtë blerjeje në fund të edicionit, por gjithçka tregon se kjo klauzolë nuk do të aktivizohet.
Gjatë qëndrimit te Torino, Asllani ka pasur hapësira të kufizuara dhe nuk ka arritur të konsolidohet si titullar i padiskutueshëm, çka ka ndikuar në vendimin për ndërprerjen e huazimit.
Rikthimi i tij te Interi pritet të vlerësohet nga stafi teknik, i cili do të vendosë për rolin e mesfushorit shqiptar në vazhdim ose për një zgjidhje tjetër në merkato.
Zhvillimet e ardhshme priten në ditët në vijim, ndërsa rikthimi i Asllanit te Interi duket tashmë një çështje kohe.


