Fenerbaçe “presion” për Nkuku-n/ Ekipi turk nuk plotëson kërkesën e Milanit për 35 mln euro
Sulmuesi francez Kristofer Nkuku, mund të transferohet në kampionatin turk, në rast se Fenerbace do të jete e gatshme t’i paguajë Milanit 35 milionë euro. Vetë sulmuesi nuk ka folur publikisht mbi një lëvizje të tillë, por drejtuesit nuk shohin pengesa nëse ekipi turk është i gatshëm t’i përgjigjet kërkesës financiare.

Ekipi turk i Fenerbahçes po ushtron presion mbi Milanin, për të përvetësuar shërbimet e sulmuesit Christopher Nkunkun.
Francez është një nga objektivat kryesorë të trajnerit Giacomo Tedesco, i cili e njeh mirë lojtarin nga koha e tyre te Leipzig. Megjithatë, vetë Nkunku nuk është plotësisht i bindur për një transferim në kampionatin turk.
Ndërsa po rikuperohet nga dëmtimi në kyçin e këmbës, që e mbajti jashtë në ndeshjen kundër Cagliarit, Nkunku vazhdon të jetë në qendër të merkatos.
Fenerbahçe synon të forcojë repartin ofensiv për të rivalizuar Galatasarayn, që aktualisht kryeson kampionatin me Osimhen në formë të shkëlqyer.
Nga ana tjetër, Milan është i hapur për shitjen, por vetëm me kushtet e duhura financiare. Kuqezinjtë paguan verën e kaluar rreth 37 milionë euro plus bonuse për ta marrë Nkunkun nga Chelsea, ndaj oferta aktuale e Fenerbahçes prej 25 milionë eurosh konsiderohet e pamjaftueshme. Milani kërkon të paktën 35 milionë euro për të mbyllur marrëveshjen.
Një largim i mundshëm i Nkunkus, nuk do t’I litne kuqezinjtë me mungesa, pasi Milani ka disa alternative. Pulisiç, Leao, Loftus-Cheek janë në gadishmëri, afrimi i Fullkrug ka dhënë rezulatet pozitive po ashti, si pritet rikthimi i Gimenez.
Përveç Nkuku-s, ekip turk i Fenerbaçes i ka vënë syrin një tjetër lojtari nga Serie A. bëhet fjalë për mesfushorin e Lazios, Matteo Guendouzi. Megjithatë hapat për arritjen e një marrëveshje, janë ende larg.


