Ilir Daja harron Partizanin, tani mund të fitojë titullin në Kosovë në aventurën e re

Ilir Daja harron Partizanin, tani mund të fitojë titullin në

Për një trajner fitues dhe me eksperiencë të madhe si Ilir Daja, ofertat nuk janë problem dhe ndoshta asnjëherë nuk do të mund të qëndrojë i papunë.

Edhe pse mbylli para kohe aventurën me Partizanin ku u largua pas një viti e gjysmë, Ilir Daja ka nisur menjëherë një tjetër eksperiencë, kësaj radhe në futbollin kosovar.

Teksa me Partizanin nuk e fitoi titullin, mund ta bëjë për herë të pare edhe në Kosovë pasi firmosi kontratën me ekipin e Ballkanit.

Është ky ekip që e kontaktoi menjëherë pas largimit nga të kuqtë dhe pas javësh bisedime dhe pas festave të kaluara pranë familjes, tani Ilir Daja do të drejtojë ekipin pretendent për titull për pjesën e dytë të sezonit në BKT Superliga.

Bashkë me të, te Ballkani do të jetë edhe ndihmësi i tij, Artim Pollozhani me të cilin punuan te Partizani.

Ilir Daja harron Partizanin, tani mund të fitojë titullin në

Ballkani është në garën për titull dhe ka vetëm 2 pikë më pak se Gjilani kryesues dhe debutimin Daja do ta bëjë menjëherë nesër në fushën e tij përballë Dukagjinit./Ora News/.

EMISIONET